ARKATANA

Atë natë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Ismet Rashiti kushtuar Zijah Shemsiut dhe të tjerëve, një ditë pas burgosjes, 1983

Atë natë Beogradi dridhet nga alarmet,
(Kosova e vrenjtur, kërcënuese)
Sfidonin “maricat”. Frenat tërtëllisnin.
– Gjashtë shqiptarë silleshin,
Në CZ-në famëkeqe.

Mbi duartë e shqiptarëve
Shtrëngonin prangat.
– Kot na vini pranga
Zemrën e kemi pa njolla, pa danga!

Atë natë mbi supe të moshuara dhe rinore,
Kafshonte kërbaçi dhe breshëri i fyerjeve,
Në gjuhë të huaja.

Eco Higjiena

Alarmonin gazetat, afishe bulivardeske,

Radiotelevizionet e përdala,
Thureshin intriga në komente, në fejtone
– Për “terrorizimin” e gjashtë shqiptarëve.

I dezinformonin mërgimtarët patriotë,
Me “thirrje”, “trakte”, “komunikata”
Derisa gjaku shqiptar
Skuqte qelitë e ftohta të Beogradit,
Nga rreze lirie skuqej qielli i vrenjtur kosovar.

Më, 10 tetor 1983, Prevéranges, Zvicër