Simpatizantët dhe farefisi i LDK-së të punësuarit kryesor
Gjilan – Botërisht dihet se me anë të këtyre kontratave me të madhe Kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij e bëjnë punësimin e simpatizantëve dhe të farefisit të LDK-së në shërbimin civil komunal, gjë që paraqet shkelje flagrante të rregulloreve të Ligjit për shërbyesit civil thuhet në raportin e OJQ “Anamorava” kur flet për njësinë e personelit.
OJQ “Anamorava” në publikimin e saj të fundit derisa ka bërë vlerësimin e të gjitha drejtorive komunale dhe të njësive duke dhënë edhe rekomandimet e saja, ka thënë se në raportin e Kryetarit të komunës së Gjilanit për vitin 2015, janë paraqitur 26 aktivitete të kësaj zyreje, por vetëm në mënyrë të përgjithësuar dhe numerikisht, por pa ndonjë koment.
“Në krahasim me numrin e kontratave në vepër të paraqitura në raportin e Kryetarit të Komunës në raport me periudhën janar-shtator, në këtë raport vjetor ku numri i kontratave është shtuar edhe për 68 kontrata, kështu që numri i përgjithshëm i kontratave në vepër arrin shifrën 313. Si për aktivitet tjera edhe për këtë nuk kemi asnjë koment”.
Ajo çka e bënë interesant këtë raport janë vlerësimet e saj rreth punësimit të njerëzve në administratën komunale. “Botërisht dihet se me anë të këtyre kontratave me të madhe Kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij e bëjnë punësimin e simpatizantëve dhe të farefisit të LDK-ës në shërbimin civil komunal, gjë që paraqet shkelje flagrante të rregulloreve të Ligjit për shërbyesit civil”./rajonipress/


