Fundamenti

“Vatra’ e Fushë-Kosovës ndahet nga ajo e Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Dega e “Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë njofton opinionin publik se për shkak të degradimit të statusit dhe programit të saj, degradimit të koceptit politik, mospajtimeve të mëdha konceptuale, manipulimit të ulët me “kauzën” e ashtuquajtur të Luginës, realizimit të interesave personale,, një organizimi falso vetëm si dorë e pushtetit lokal në Gjilan, përkatësisht e kryetarit të saj Lutfi Hazirit, mosbashkëpunimi, jotransparenca e tyre, vetë zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të së ashtuquajturës Kryesi Qendrore sipas diktatit dhe interesave të tyre dhe abuzimi me të drejtat e qytetarëve të Luginës duke u shprehur se janë kinse për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, sidomos të zhvendosurve, por nē të kundërtën ishin tre katër veta dhe punonin vetëm për interesa personale. Këta tre katër persona janë plotësisht të njomë dhe politikisht dhe kombëtarish të paformuar, të papërgjegjshëm dhe intrigant të mëdhenj. Këta persona të cilët thirren në emër të qytetarëve të Luginës dhe kauzës së tyre e kanë përfunduar krejt misionin me punësimin e tyre në pushtetin lokal.

Lëvizja Qytetare VATRA e Fushë Kosovës është ndarë nga dega e Gjilanit, ka njoftuar kjo lëvizje.

Me anë të një komunikate për medie kjo lëvizje ka potencuar arsyen e ndarjes së kësaj dege nga ajo e Gjilanit për një mori problemesh.

Sipas tyre shkak i shkëputjes nga dega e Gjilanit kanë qenë mospajtimet e mëdha konceptuale si dhe degradimi i statusit të programit të kësaj Lëvizjeje.

Për më shumë ky është njoftimi i plotë:

Dega e “Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë njofton opinionin publik se për shkak të degradimit të statusit dhe programit të saj, degradimit të koceptit politik, mospajtimeve të mëdha konceptuale, manipulimit të ulët me “kauzën” e ashtuquajtur të Luginës, realizimit të interesave personale,, një organizimi falso vetëm si dorë e pushtetit lokal në Gjilan, përkatësisht e kryetarit të saj Lutfi Hazirit, mosbashkëpunimi, jotransparenca e tyre, vetë zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të së ashtuquajturës Kryesi Qendrore sipas diktatit dhe interesave të tyre dhe abuzimi me të drejtat e qytetarëve të Luginës duke u shprehur se janë kinse për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, sidomos të zhvendosurve, por nē të kundërtën ishin tre katër veta dhe punonin vetëm për interesa personale. Këta tre katër persona janë plotësisht të njomë dhe politikisht dhe kombëtarish të paformuar, të papërgjegjshëm dhe intrigant të mëdhenj. Këta persona të cilët thirren në emër të qytetarëve të Luginës dhe kauzës së tyre e kanë përfunduar krejt misionin me punësimin e tyre në pushtetin lokal.

Gjithashtu, këta persona, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i përdorë për manipulim në emër të qytetarëve të Luginës vetëm për vota dhe asgjë tjetër.

ARKATANA

Po ashtu, këta tre katër vetë nga Lutfi përdoren për përçarje të shqiptarëve, sidomos në rajonin e Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës për interesa partiake.

Dega e Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë njofton se nga sot do të jetë plotësisht e pavarur edhe pse deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunii me të ashtuquajturën Kryesi në Gjilan, e cila ka shërbyer vetëm si dekor pa kurrfarë përmbajtje.

Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë, thekson se çdo tentim i keqpërdorimit të emrit të saj dhe personave udhēheqës të saj, ose tentim të njollosjes do ti hudhë me forcë poshtë dhe nuk do të marrë në konsideratë. Këto tentativa do ti trajtojmē si të pabaza e të pavlerë dhe rrugëtimi ynë do të jetë i pavarur plotësisht në të ardhmen në badhkëpunim me ndonjë subjektet tjetër politik në Republikën e Kosovës.

Autoriten e arritur me shumë punë dhe mund nuk do të mund ta cënoj askush, dhe lëre më palaçot e sē ashtuquajturës Kryesi në Gjilan dhe nga dikush qê i përkasin rangut shumë më ultë politik.

Lëvizja “Vatra” dega në Fushë Kosovë bēnë dije se nuk do të lejojë të njollosen as autoriteti i degës dhe as njerëzit udhëheqës të saj për asnjë çmim dhe do të mbrojë atë si në rrugë ligjore, por edhe në forma tjera./zeri/

Kryesia e Lēvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë