UBT

Gashi: Drejtësia mundë ta shkund skenën politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se operacioni i arrestimit të 52 personave, lidhur me dyshimet për krim të organizuar, ka treguar dorën e fortë të shtetit dhe drejtësisë.

Sipas tij, ky edhe mundë të ketë qenë qëllimi i operacionit të ndërmarr në shkallë të gjerë. Gashi po ashtu ka theksuar se veprimi i drejtësisë, mundë ta ndërrojnë në masë të madhe skenën politike të vendit deri vitin tjetër.

Uji Dea

“Në aspektin politik mendoj se asnjë nga partitë nuk mund t’i “fërkojë duart” për ta ndërtuar të ardhmen e vet politike sepse ajo duhet të ndërtohet mbi një kauzë të drejtë. Gjatë vitit të ardhshëm skena politike në Kosovë do të ketë ndryshime të mëdha dhe të kemi shkundje në skenën politike të vendit”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Operacionet policore konceptohen për të krijuar gjendje dhe përshtypjen e dorës së fortë të shtetit. Ky i fundit, me pjesëmarrjen e forcave të mëdha policore, në njëfarë mënyre ka krijuar përshtypjen se askush s’mund t’i ikë dorës së fortë të shtetit. Duke llogaritur shkallën e rrezikut, rezistencës dhe ndikimin në opinionin publik, besoj se është ndërtuar operacioni. Nëse personat e akuzuar në këtë rast do të shpalleshin të pafajshëm, do të ishte humbje e madhe për institucionet e policisë dhe drejtësisë. Tanimë ka filluar të krijohet një gjendje që mund të gjenerojë një përshtypje tjetër për drejtësinë në vend”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.