Arifi: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike
Kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, përmes një konference për gazetar ka falënderuar elektoratin për besimin e dhënë ndaj këtij subjekti politik.
Me këtë rast Arifi po ashtu ka thënë se jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike.
Arifi bënë të ditur se pas zgjedhjeve të 24 prillit nuk kemi pasur ndonjë konferencë për gazetar ngase kemi pritur rezultatet përfundimtare nga KKZ e Bujanocit.
Sipas Arifit zgjedhjet janë mbajtur në një tension përshkak se disa simpatizantë të partive rivale kanë qenë para vendvotimeve por ajo që është për tu përshëndetur nuk ka patur ndonjë ekses.
Ajo që është për tu përshendetur dhe falënderuar janë simpatizantët e PD-së, që e kanë mbajtur fjalën kurse votat për afërsisht janë të njejta sikurse në vitin 2012 është shprehur Arifi.


