Shaip Kamberi: Serbia të detyrohet t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Bujanocit nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë arritur në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.
Ai ka bërë me dije se po t shkonin shqiptarët në këto zgjedhje me një listë të përbashkët do të fitonin tre deputetë, e jo një, siç e kanë tani.
Kamberi, në një intervistë për Epokën e re, ka ftuar lidershipin e Luginës, të Shqipërisë e të Kosovës t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve.


