Kushtrim Kadriu uron Shaip Kamberin
Gjilan – Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” ka uruar Shaip Kamberin. Uroj fitoren e z.Shaip Kamberit në zgjedhjet lokale në Komunën Bujanocit, gjithashtu uroj dhe të gjitha partitë politike shqiptare për një sjellje fer në këto zgjedhje dhe për një fushatë të qetë e pa incidente.
Uroj qe së shpejti të kemi themelimin e qeverisë lokale të përbërë nga të gjitha partitë shqiptare duke ndarë përgjegjësi në bazë të verdiktit të popullit dhe njëherë e mirë partitë serbe të mbesin parti opozitare dhe parti te pa përfaqësuara në organet ekzekutive. Falënderim i përzemërt shkon për banorët e dëbuar, me theks të veçantë banorët e malësisë së Bujanocit, të cilët masovikisht përkrahën partitë shqiptare duke votuar, të gjithë ata që kishin të drejtë të votonin e që ende nuk ishin fshirë nga listat e votimit. Ata treguan se Bujanoci dhe Presheva kanë qenë pjesë shqiptare dhe do te jenë të tilla. Me intriga e kleçka nuk mund të ndërrohet e vërteta ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/


