ARKATANA

Gjilani e Besa ndahen miqësisht

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilani – Në javën e 27-të, të Superligës së Kosovës në futboll Gjilani nuk arriti më tepër se një barazim me skuadrën udhëtuese Besa nga Peja e cila përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Ndeshja në mes Gjilanit e Besës ishte një ndeshje pa presion dhe ngarkesë në rezultat pasi dy skuadrat kanë siguruar mesin e tabelës së klasifikimit në Superligën e Kosovës.

Trajneri i ri i Gjilanit Arbnor Morina në ndeshjen e parë të tij në pankinën e Gjilanit nuk arriti ti këndell futbollistët e Gjilanit për të shënuar fitore ndaj ish skuadrës së tij Besa nga Peja i cili në javën e kaluar mori timonin e Gjilanit pikërisht nga Besa.

Futbollistët e Gjilanit mirë e filluan ndeshjen në minutën e 9-të Salihu për pak sa nuk shënon por gjuajtjen e tij me sukses e mbron portieri mysafir Valmir Bytyqi.

Në minutën e 34-të mesfushori Filonit Shaqiri bukur gjuan drejt portës së Bytyqit por ky i fundit edhe më bukur mbron duke shpëtuar rrjetën e tij të mos tundet.

ARKATANA

Katër minuta pas përfundimit të pjesës së parë Betim Haxhimusa bukur gjuan me kokë por nga vija fatale e portës së Besës topin e largon Shabani i cili shpëton gol të sigurt.

Edhe në pjesën e dytë kryesisht u zhvillua lojë e barabartë pa aksione konkrete një rast të mirë e kishte Rexhepi i cili shumë bukur u shërbye nga Haxhimusa, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së portierit mysafir Valmir Bytyqit.

Mysafirët kryesisht krijuan disa gjysmë raste por mbrojtja e Gjilanit në këtë ballafaqim u tregua shumë syqel të vetmin rast e kishte sulmuesi Kastriot Rexha në minutën e 70-të por gjuajtja e tij përfundon pa sukses.

Në javën e 28-të, Gjilani është nikoqir i Drenicës nga Skenderaji.

GJILANI – BESA 0-0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues -rreth 700
Gjyqtarët: M. Baliu. L. Muhadri. I. Kabashi.
Gjilani: Kaçiu, Jamal, Kastrati, Hyseni, Mustafa, Shaqiri, Hyseni, Shala, Haxhimusa, Rexhepi, Salihu.
Besa: Byqyqi, Fl.Papuqi, Miftaraj, Fi.Papuqi, Osmani, Kasapi, Shabani, Dabiqaj, Damijanovic, Qorraj, Rexha./rajonipress/