Ja si u ndie Majlinda pasi iu lejua Kosovës flamuri dhe himni
Majlinda Kelmendi është dukur mjaft e lumtur pasi i është lejuar të garojë në Evropian me simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili u mbajt në Rusi, shkruan Zëri.
“Jam ndier jashtëzakonisht e lumtur, ka qenë hera e parë që në një Evropian, në Rusi të dëgjohet himni i Kosovës. Unë më shumë se të gjithë e di se si është të jesh e diskriminuar. Kësaj radhe jam ndier e emocionuar, jo shumë për medaljen, por për vetë faktin se aty ka qenë prezent flamuri dhe himni i Kosovës”, thotë Majlinda. /Zëri/


