Cili më shumë e cili më pak u vlerësua nga shqiptarët në Serie A?
Futbollisti Përparim Hetemaj me Chievon deklasuan me rezultat 5:1 Frosinonen, në takimin e javës së 34-të në Serie A.
Hetemaj luajti titullar deri në minutën e 76-të dhe është më i vlerësuari nga shqiptarët. Ai vlerësohet me notën 6.5 nga portali italian “calcioline”.
Ndërsa Arlind Ajeti u paraqit për Frosinonen dhe për shkak të një startit të ashpër u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17-të, por u vlerësua me notën 4-she.
Blerim Xhemaili u aktivizua tërë takimin në fitoren e madhe të Genoa-s me rezultat 1:0 kundër Interit. Xhemaili u zëvendësua në minutën e 89-të dhe u vlerësua me notën 6.


