De Biasi për Eurosport: Kualifikimi në Euro 2016, bashkoi një popull të copëtuar
Kualifikimi për herë të parë i Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian është trajtuar edhe nga televizioni i njohur, ‘Eurosport’.
Në reportazhin e ‘Eurosport’ protagonist janë disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare, përfshirë edhe trajnerin Gianni De Biasi.
De Biasi kualifikimin e Shqipërisë në ‘Euro 2016’, e cilëson si një fitore të një populli të ndarë, por të ribashkuar nën një flamur.
“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, deklaroi De Biasi i cili nënvizoi pritjen e mrekullueshme që i bënë shqiptarët Kombëtares nga kthimi nga Armenia./Indeksonline/

