Tjetër gol i Sadikut, por Vaduzi humbet
Armando Sadiku vazhdon të shënojë me vazhdimësi për Vaduzin në Superligën e Zvicrës, por këtë radhë goli i tij nuk i vlejti për asgjë skuadrës nga Lehtenshtejni, që u mposht 5-4 në fushën e Yuong Boys. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2 në minutën e 42-të, pas një aksioni perfekt të Vaduzit.
Më parë për skuadrën vendase kishte kaluar në avantazh të dyfishtë me Hoarau me 11 metërsh dhe Ravet, ndërsa para se të realizonte futbollisti shqiptar, Lecjaks shënoi në portën e tij. Në fillim të pjesës së dytë Yuong Boys shënoi 3 gola të tjerë, ndërsa në reagimi i futbollistëve të Vaduzit me Stahel dhe Gripo vejti vetëm për të ngushtuar diferencën në 5-4. Kjo disfatë e zbret Vaduzin në vendin e fundit me 3 pikë më pas se Lugano.
(Kosova Sot)


