ARKATANA

Zyrtare: Arbnor Morina trajner i Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Siç bëjnë të ditur zyrtarët e “bardh e kuqëve” të Gjilanit pankinës së Gjilanit tani e tutje do ti prijë trajneri Arbnor Morina.

Morina skuadrën e Gjilanit do ta udhëheqë këto 7-të javët e fundit, si dhe në edicionin e ardhshëm të garave 2016-2017.

Skuadrën e Gjilanit në fillim të edicionit të garave e patë udhëhequr Sadat Pajaziti ndërsa më pas Pajazitin e kishte zëvendësuar Bylbyl Sokoli i cili u shkarkua para dy javëve.

Mobi Casa

Trajneri Arbnor Morina kishte udhëhequr Besën e Pejës por tani e dy javë ky trajner ishte ndarë me të “kuqët” e Pejës.

Trajneri Morina ndeshjen e parë si trajner i Gjilanit do ta udhëheqë pikërisht kundër ish-ekipës se tij Besës nga Peja./sylejman ismajli/rajonipress/