Uji Dea

Katër kafe në ditë ju mbrojnë nga diabeti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lajm i mirë për adhuruesit e kafes: konsumimi i katër kafeve në ditë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së tipit 2 të diabetit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se një përbërës që gjendet në kafe e përmirëson funksionin qelizor dhe ndjeshmërinë e insulinës, transmeton Telegrafi.

Tipi 2 i diabetit ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin insulinë ose kur qelizat e trupit nuk i reagojnë insulinës.

Insulina është përgjegjëse për kontrollimin e sasisë së glukozës në gjak.

Uji Dea

Nëse trupi ka probleme të prodhojë apo t’i reagojë insulinës, atëherë nivelet e sheqerit në gjak rriten shumë.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se konsumimi i tri-katër kafeve në ditë e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit, por deri vonë shkencëtarët nuk e kanë ditur përse.

Në fillim shkencëtarët kanë menduar se kafeina është përgjegjëse për kontrollimin e nivelit të insulinës, por testet laboratorike kanë zbuluar se një përbërës i quajtur cafestol është përgjegjësi kryesor.

Cafestoli e rritë prodhimin e insulinës në pankreas kur ekspozohet në glukozë, dhe gjithashtu e rritë shpejtësinë me të cilën qelizat muskulore e absorbojnë glukozën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.