Xherdan Shaqiri godet Interin me këtë deklaratë
Mesfushori kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka sulmuar ish skuadrën e tij, Inter.
Reprezentuesi zviceran u largua nga “nerazzurrët” vetëm gjashtë muaj pas transferimit në klub, duke e vazhduar karrierën në Premierligë. Shaqiri ka thënë se është i lumtur që qëndroi pak në Milano. “Jam i lumtur që zgjati vetëm gjashtë muaj”, deklaroi Shaqiri.
“Në Itali isha shpeshherë në vështirësi sepse trajneri e ndryshonte formacionin shumë herë deri në fund, dhe erdhëm në një pikë ku nuk dëshiroja të qëndroj atje”, u shpreh ai.


