Mobi Casa

Lirimi është bartur disa orë në krah të nënës i vdekur!

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lirim Shabani është i lindur një ditë para se të fillojë bombardimet e NATO-s në caqet serbe në Kosovë, më 23 mars 1999. Vdekja e Lirimit është tejet e dhimbshme. Ajo vdekje nuk harrohet asnjëherë në jetë. Kur lindi Lirimi, u gëzuan tërë anëtarët e familjes Shabani në Llashticë. Ishte fëmija i parë, gëzimi i jetës… Por, lufta është përbindshe që i merr njerëzit para kohe. E mori edhe Lirimin foshnje dyjavëshe.

I ati i Lirimit, ato ditë, kur u kthye në vendlindje, pati shtuar: “Kur lindi Lirimi, jam gëzuar shumë, por janë gëzuar edhe të tjerët. Unë e pagëzova me emrin Lirim. E ndjeja në vete se është kohë e fundit jona që të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga shkjau. Momenti ma imponoi që ta pagëzoja fëmijën tim e emrin Lirim. Ishte kohë lufte.Ikëm në mal. Na mungoi ushqimi. Lirimi u bart ditë e natë në duar në qiellin e hapur, herë i kthjellët e herë me shi. Kur na zunë paramilitarët serbë, në mal, ata na maltretuan shumë. Na rrahën e na fyen tejmase. Unë isha i plagosur. Ashtu na sollën mbi fshat. Lirimi na vdiq. Deshëm ta varrosim në mal, paramilitarët serbë nuk na lejuan. Na rreshtuan. I ndanë gratë nga meshkujt. Ishte data 13 prill 1999. Pasi na plaçkitën e na dërrmuan, paramilitarët na drejtuan me traktora për në fshatin Sllatinë. Lirimi është bartur i vdekur në krahët e nënës së tij. Nëna e tij prore ka qajtur rrugës. Kur arritëm në Kllokot me 70 traktorë me njerëz, paramilitarët serbë na kontrolluan. Na gjetën foshnjën e vdekur. Na liruan dhe vazhduam rrugën për në Sllatinë.Lirimi është varrosur në oborrin e xhamisë, më 13 prill në Sllatinë, ka shtuar Nehat Shabani, prindër i Lirimit.

Hidromorava

Kjo ishte viktima e pestë e familjes Shabani nga Llashtica e Gjilanit. Prindi i tij, Nehat Shabani, sot e përkujton 17-vjetorin e vdekjes së djalit të tij Lirim Shabani, i cili nga torturat që pësoi në kraharorin e nënës së vet, ai vdes në mal. Lirimi ishte foshnje 3-javëshe, kështu tani ai do të ishte 17 vjeçar, por Liria qenka e shtrenjtë dhe gjaku i tij, neve na bëftë dritë përgjithmonë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar Nehat Shabani, prindër i Lirimit. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.