Fundamenti

Politikanët tanë janë bërë sikur të ishin fallxhor

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Muhamed Xhemaili – Çdo ditë e më shumë shpresat e popullit të ngratë vijnë duke u shuar. Edhe pse thuhet se shpresa vdes e fundit fare pak mund t`i besohet. Çdo herë që kemi zgjedhje lokale në lokalitetin tonë për të parin e komunës sonë na ripërtërihen shpresat se në një të ardhme të afërt do të përmirësohet situata politike e ekonomike në vendin tonë. Populli i ngratë prapë po i han të njëjtat “fore”.

Politikanët janë bërë sikur të ishin fallxhor. Premtojnë asnjëherë nuk i mbajnë premtimet dhe prapë pas disa viteve me të njëjtat premtime paraqiten para masës dhe kinse po shpalosin programin e tyre më të avancuar se atë që ishte dikur. Thënë më shkurt “Unë flas ti nuk kupton” dhe kështu me një buzëqeshje të lehtë ta rrëmbejë votën tënde e nesër nuk të njohin se kush je.

Para elektoratit mbajnë një minutë heshtje për të rënët në altarin e lirisë ndërkohë që atyre nuk ua dërgojnë një buqetë me lule në datën e rënies. Flasin para elektoratit se premtimet e kaluara i kam përmbushur në realitet asgjë nuk kanë bërë në këtë drejtim.

Eco Higjiena

Çfarë hipokrizie!!! Vërtetë ju mendoni se ne jemi një shekull mbrapa? Vërtetë mendoni se ne vetëm duartrokasim e nuk kuptojmë asgjë. Jo gabim e keni!! Ne jemi para jush sepse i sinqerti gjithmonë është në vijën e parë. Votën që po e japim,kemi qëllimet tona e jo se detyrohemi ndaj jush që domosdoshmërish të votojmë. Neve që votojmë e ndiejmë obligim kombëtarë e moral që të dalim në zgjedhje sepse sa për premtimet e juaja kam bindjen se të vetëm do e kishit bërë edhe fushatën.

Falë sinqeritetit të popullit ju ende po qëndroni në pozitat tuaja. Për fund jo nga urrejtja por nga dëshpërimi po ju porosis që mos të luani me ndjenjat e popullit,sepse populli përveç sinqeritetit din edhe të ndëshkojë. Mos vraponi vetëm pas votës së popullit por shikoni edhe hallet e tyre. Gjindjuni pranë çdo herë kur ata kanë nevojë për ju ashtu qysh keni nevojë ju për votën e tyre.

Tregojeni sinqeritetin tuaj në çdo kohë sepse dijeni se pushteti asnjëherë askujt nuk i zgjatë përgjithmonë. Kujtone edhe ju qe keni qenë jashtë institucioneve,por edhe do të jeni. Për ta mbajtur kokën lartë në çdo kohë duhet lënë mbrapa vepra të mira./rajonipress/