Hidromorava

KK Katana rikthehet fuqishëm me rezultate kulminante

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi i Karatesë ‘Katana’ nga Gjilani tani e 13-të vite nga mjedisi i sajë kanë dalë shumë talentë duke arrit rezultate kulminante si në arenën vendore njëashtu dhe atë ndërkombëtare.

Me gjithë peripecitë që ka pasur ky klub asnjëherë nuk u dorëzua, por përkundrazi u organizua me njerëz që tani e 13-të vite e përfaqësuan këtë klub në mënyrë dinjitoze.

Vështirësitë që i kishte ky klub me mjete financiare ishte detyruar ta ndërpresë aktivitetin sportiv por me një organizim ky klub është tani duke ecur me hapa gjigantë drejt sukseseve të reja.

Për këtë mesë të karatesë viti 2016 do të jetë një vitë me shumë suksese duke u organizuar në mënyrë profesionale. “ Ishim të detyruar të ndërpresim aktivitetin tonë sportiv për shkak mjeteve financiare por në këtë vit kemi ristartuar fuqishëm duke arritur rezultate të kënaqshme me karateistët tanë”, shprehet trajneri i KK Katanës, Agron Tosuni.

Mobi Casa

Puna e cila bëhet në këtë klub nuk mbetet pa u vërejtur me rezultatet e arritura në turnire të ndryshme.
“Kemi marrë pjesë në turneun e madh “Iponi Open 2016” dhe “Ulqini Open” ku ishin mbi 650 karateist nga shumë shtete Evropiane, tre karateistët e klubit tone arrijnë të fitojnë tri medale, një të artë dhe dy të bronzta këto rezultate dëshmojnë se në klubin tonë punohet në mënyrë profesionale”, shprehet Tosuni.

Aspiratat e këtij klubi nuk ndalen me kaq në radhët e këtij klubi ka kareteistë me rezultate kulminante njëri ndër ta është Betim Maliqi.
“Karatesiti i klubit tonë Betim Maliqi i cili është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës njëherit është edhe nën kampion Ballkanik në ËKF do të merr pjesë në turneun e madh të karatesë i cili do të mbahet në Turqi me 22 prill, presim nga karateisti jonë që nga ky turne i karatesë të na kthehet faqebardhë “, shprehet trajneri i KK Katanës, Bardhyl Qerimi.

Dashuria e madhe ndaj sportit të karatesë ka bërë këta dy trajnerë të rikthejnë moralin e cilësinë në mesin e karateistëve të rinjë, në këtë klubë gjenden rreth 40-të karateistë të moshave të ndryshme duke shpresuar se më një të ardhme të afërt do të na prezantojnë edhe më fuqishëm jo vetëm në arenën vendore por dhe në atë ndërkombëtare./rajonipress/