Fundamenti

Lenjani: Mund ta kalojmë fazën e grupeve në Evropian

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Franca, ku praktikisht e kanë mbyllur sezonin me Nantes, me skuadrën që arriti objektivat në Ligue 1, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani kanë nisur të mendojnë për finalet e Euro 2016.

Në një intervistë për televizionin rumun, Digi Sport, përcjell Supersport, dy kuqezinjtë u shprehën me besim se Shqipëria mund ta kalojë grupin në evenimentin në Francë.

ARKATANA

“Nuk shoh ndonjë arsye përse Shqipëria dhe Rumania të mos kualifikohen së bashku nga faza e grupeve. Do të kualifikohen skuadrat që vrapojnë dhe luftojnë më tepër”, theksoi Lenjani.