Mobi Casa

Lajme të mira për Besart Berishën, i hiqet dënimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lajme të mira vijnë nga Australia për Besart Berishën. Sulmuesi shqiptar u dënua pak kohë më parë gjatë një ndeshje ku goditi kundërshtarin, teksa Federata mori menjëherë masa duke e pezulluar me 5 ndeshje, por tashmë ai ka përfituar falje dhe do të rikthehet sërish në fushë për Melbourne Victory në kampionat.

Sulmuesi shqiptar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e play – off që skuadra e tij do të luajë të premten në mbrëmje ndaj Brisbane Roar për ndeshjen finale eliminatore.

Uji Dea

Padyshim që ky është një lajm i mirë si për Melbourne Victory por edhe për Berishën që tashmë do rikthehet në fushën e lojës pas dënimit që mori.