UBT

Bunjaku: Rashicën do ta ftoj tek ekipi i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trajneri i përfaqësueses kosovare të futbollit, Albert Bunjaku, ka deklaruar se do ta ftojë Milot Rashicën të luajë me Kosovën.

“Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale mos të mendojmë Milotin, kur shteti i Kosovës ka investuar në Milotin, ai ka marrë edhe bursë, dhe në momentin e pranimit nëse shkon procesi si po shkon, unë do ta ftoj”, ka deklaruar Bunjaku në një intervistë për “Klan Kosova”.

FIDANISHTJA

Bunjaku shprehet i bindur se Kosova do të marrë pjesë në eliminatoret për Botërorin Rusi 2018, dhe dilemë është vetëm grupi I ose H.