Emocionale: KV Drita emocionon qytetin e Gjilanit
Gjilan – Me të drejtë tani e një kohë të gjatë është thënë se vashat e KV Drita janë krenaria e sportit të qytetit të Gjilanit, kjo thënie u vërtetua pasi brenda një viti ky mjedis sportiv u stolisë me Kupën e Kosovës, Superkupën e Kosovës dhe me titullin e më të mirit në Republikën e Kosovës.
Është emocionuese të përshkruash udhëtimin e këtyre vashave drejt këtyre sukseseve duke arritur në piedestalin më të lartë të volejbollit në Kosovë.
Tani e një kohë të gjatë në të gjitha sportet, sportistët e Gjilanit nuk kanë arritur të stolisen me fituesin e Kupës apo me titull të kampionit, nderin e sportit Gjilanas tani e një kohë të gjatë janë duke e mbajtur volejbollistet e Dritës të cilat çdo gjë që ju doli përpara i shkatërroi si për nga rezultati njëashtu edhe për nga loja të cilën treguan gjatë tërë edicionit të garave.
Ishte emocionuese përfundimi i finales në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë për një moment të gjithë ishin të përqafuar duke derdhur lot gëzimi si nga volejbollistet, shikuesit, familjarët e volejbollisteve e trajnerëve aty vetëm një fjalë dominonte ishte ajo fjalë magjike e cila një kohë të gjatë mungonte “urime jemi më të mirat”, po shkruajmë histori të re në volejbollin e Kosovës.
Njeriu më meritori për këto rezultate kulminante është Lorik Ilazi i cili i emocionuar edhe pas 24 orësh shprehet:” Kjo është ëndrra të cilën e kemi ëndërruar tani e një kohë të gjatë, kemi punuar natë e ditë për këtë ditë historike, këto vajza derdhën shumë djersë për këta tituj, por një urim të posaqëm kisha për t`ju dërguar familjarëve të këtyre vajzave të cilët vazhdimisht kanë besuar në punën tonë profesionale”.
Këto volejbolliste me të drejtë kanë marrë titullin “Heroinat sportive të Gjilanit” të cilat u pritën në mënyrë madhështore në qytetin e tyre nga shumë tifozë e qytetarë të cilët festuan së bashku gjerë në orët e vona të natës.
“Të gjitha vajzat kemi emocione të veçanta, kemi ndjenja të papërshkruara për këtë rezultat kulminant, i gjithë i ky sukses ju takon të gjithave secila në mënyrën e saj ka kontribuar dhe për të gjitha bashkëlojtaret jam shumë krenare që arritëm këtë sukses historik për klubin tone”, shprehet me emocione të veçanta volejbollistja Blinera Jaha.
Ishte emocionuese t`i shikosh këto volejbolliste me gëzimin të cilën e përjetonin për sukseset e arritura me një punë kolosale të cilat e ushtruan për këto suksese.
Është krenari ky sukses jo vetëm për qytetin e Gjilanit, por edhe për volejbollin e Kosovës se këto volejbolliste janë edhe shtylla të Përfaqësueses së Kosovës e ndoshta për një kohë të shkurtë do të jemi dëshmitarë se pikërisht këto volejbolliste do t`i shohim edhe në klube të mëdha Evropiane.
Ndërsa redaksia e portalit “rajonipress” me shumë sinqeritet ju uron titullin e kampionit KV Dritës./sylejman ismaili/rajonipress/


