Eko Higjiena

Palestra e sporteve në Gjilan, nën mëshirën e analfabetëve të sportit!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nexhmedin Bunjaku – Se sporti në komunën e Gjilanit udhëhiqet nga analfabetet, amatorët dhe anti – sportistët, dëshmon më së miri palestra e sporteve, por jo dhe vetëm ajo, por në përgjithësi infrastruktura sportive.

Është absurde që me sportin Gjilanas po udhëheqin njerëzit jo meritor për ato poste që kanë uzurpuar si militant të një partie në pushtet, të një familjari apo edhe të atij që ka xhepin e nxehtë.

Pothuaj të gjitha klubet Gjilanase që garojnë në sporte të ndryshme, kanë të njëjtën gjendje, të gjithë janë skamnor dhe garojnë nga dita në ditë, duke shtrirë dorën kush bën rahmet me ta.

Dorën në zemër i gjithë sporti i Kosovës është në të njëjtën gjendje, pra në varfëri sportive në të gjitha elementet duke filluar nga financimi, infrastruktura, cilësia, mentaliteti sportiv etj.

Të gjitha këto të këqija po ndodhin nga e vetmja arsye se pushtetmbajtësit janë të verbër dhe të shurdhër ndaj sportit, kurse për të ndihmuar as që mendojnë përderisa të ofrohen zgjedhjet, por edhe ato premtime që bëjnë, mbeten vetëm premtime gjatë fushatës zgjedhore.

UBT

Asnjë pushtetar sportiv, nuk synon postin që të ndihmojë sportin, por në mendjen e tyre është ngulitur se si të përfitojë apo të pasurohet nga kjo lëmi po që se është nevoja edhe të degradohet çdo gjë që i takon frymës sportive.

Është për keqardhje që sportistët kosovar po jetojnë në një epokë ku nuk respektohen vlerat, por edhe më keq, ku sundojnë antivlerat, anti sportistët, kapadainjtë dhe profiteret, e gjitha kjo më së shumti po u kushton vetë sportistëve.

Morra si shembull palestrën e sporteve në Gjilan ku një rigë shi po të bie, aty nuk mund të zhvillohen ndeshjet apo aktivitetet tjera sportive, por janë edhe stadiumet e futbollit ku fushat e gjelberta brenda vijave, shndërrohen në pishina, në një lum të baltës, apo shpesh në sezonën e verës i ngjajnë Saharës.

Ju; anti sportist, amatorë, profiter, degradues që udhëhiqni sportin e Kosovës në përgjithësi e futbollin në veçanti, lirojeni sportin- futbollin nga kthetrat, nga ngulefatja, që rinia të shpresojë në perspektivë, në të kundërtën do keni ju përgjegjësinë për ëndrrat e shuara të shumë e shumë sportistëve – futbollistëve Kosovar.

Pa një vetëdijesim dhe punë të mirëfilltë, me njerëz profesionist, njerëz me vlera që kanë vizion të qartë për ngritjen e sportit-futbollit, njerëz që kanë sportin-futbollin në zemër e jo përfitimet materiale, sporti-futbolli i Kosovës do mbetet aty edhe ku ka filluar, pra në start, dhe kjo gjendje do i përcjell edhe shumë kohë./rajonipress/