Pse nuk vlen reciprociteti edhe në vizita të ndërsjella?!
Nga Refik Hasani – Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, as për një dekadë e gjysmë nuk i ka vizituar askush. Asnjë nga kryeministrat e Republikës së Kosovës, kryeparlamentarë apo presidentë nuk kanë vizituar asnjëherë edhe për ndonjë aktivitet, shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Çdo javë Kosovën e vizitojnë herë kryeministri i Serbisë, e ndonjë anëtarë i Qeverisë, Parlamentit e mos të flasim për vizita tjera si të Akademisë së Shkencave, ryekishtarë të Kishës Ortodokse etj.
Kurse, shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë as për një dekadë e gjysmë nuk i ka vizituar askush si kryeministër, presidenti i Kosovës, kryeparlamtar ,apo ndonjë lider i lartë institucional tjetër i lartë.
Për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, që janë caktuar të mbahen në këtë muaj, më datën 24, kryeministri serb, z. Aleksandër VUÇIQ, më tre prill vizitoi Republikën e Kosovës kurse sot vetëm pas një jave arrin në Kosovë një delegacion nga Serbia me në krye Ivica DAÇIÇ, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Përveç kryeministrit që shumë shpesh vjen në Kosovë për bashkëkombësit, ku vizitohen edhe nga presidentët e Serbisë, kryetarët e Parlamentit, anëtarët e Akademisë së Shkencave, kryekishtarë të Kishës Ortodokse etj., asnjë nga kryeministrat e Republikës së Kosovës, kryeparlamentarë apo presidentë nuk kanë vizituar asnjëherë edhe për ndonjë aktivitet, shënim si që është ndonjë përvjetor të mbajtjes së referendumit, themelimit të UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit, kur është promovuar vendosja e lapidarit të dëshmorëve të kësaj krahine etj.
Reciprociteti edhe vizita të ndërsjella do të duhej të vlejnë që edhe liderët më të lartë institucionalë të Kosovës të vizitojnë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jo vetëm ata liderë më të lartë të Serbisë të vizitojnë Kosovën, pra kjo do të duhej të jetë e ndërsjellë-reciproke.


