KV Drita shkruan histori, shpallet kampione për herë të parë
Gjilan – Volejbollistet e Dritës në ndeshjen e dytë të finalës së PlayOff-it kanë arritur të mposhtin skuadrën nga Skenderaj, Skenderaj-in me rezultat (3-1) në sete.
Volejbollistet e Dritës dhe kjo gjeneratë gjatë do ta mbajnë në mend këtë ballafaqim final i cili u zhvillua në Mitrovicë duke dëshmuar se këto vasha kanë një ardhmëri të ndritur.
Ashtu siç është pritur volejbollistet e Dritës treguan lojë spektakulare duke dhuruar emocione të veçanta dashamirëve të saj të Volejbollit.
Siç ka bërë të ditur trajneri Lorik Ilazi për këtë ballafaqim theksoi:”Kjo është një ditë e madhe për skuadrën tonë për qytetin tonë për volejbollistet e Dritës të cilat gjatë tërë kampionatit treguan kualitete të larta e gjithë merita i takon këtyre vajzave”.
Siç kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij klubi sonte duke filluar nga ora 21:00 para Teatrit të qytetit do të ketë festë të vërtet me qytetarët Gjilanas./rajonipress/


