Njazi Kuqi gjak shqiptari, kacafytet me tërë kundërshtarët dhe merr karton të kuq
Sulmuesi kosovar Njazi Kuqi, dje ka pasur një incident të çmendur në Finlandë ku skuadra e tij Vantaa u mposht nga Helsniki 0 me 2.
Njazi Kuqi në minutën e 70-të la skuadrën e tij me vetëm 10 futbollistë, pas kacafytjes me lojtarët kundërshtar, ai u ndëshkua direkt me të kuq. Njëherë Kuqi kapë një kundërshtarin për fyti, e tjetrin e godet me kokë.
33-vjeçari Njazi Kuqi i lindur në Vushtrri, mbron ngjyrat e Kombëtares së Finlandës, ku më parë ka luajtur në disa skuadra të mëdha angleze si: Birmingham, Blackpool./Indeksonline/

