ARKATANA

President, i izoluar ndërkombëtarisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Obligimi kushtetues i presidentit për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare konsiderohet sfidë për të parin e Shtetit, Hashim Thaçi. Bojkoti nga shumë liderë shtetesh mike në ceremoninë e inaugurimit konsiderohet si dëshmi për “izolimin” e Thaçit.

Imazhi i tij negativ, dyshimet që e përmendin në raporte ndërkombëtare, skandalet që e kanë përcjellë gjatë karrierës së tij politike do t’ia vështirësojnë përfaqësimin e Kosovës jashtë saj presidentit të ri, Hashim Thaçi.

Sfidë kryesore pos pamundësisë për t’i ulur në një tryezë pozitën dhe opozitën ai do ta ketë edhe përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

United Hospital

Dështimet si udhëheqës i ekzekutivit, më pas edhe si ministër i Punëve të Jashtme, në sjelljen e njohjeve të reja, liberalizim të vizave, UNESCO-ja etj., janë sinjale të mjaftueshme se Thaçi nuk është i pranuar ndërkombëtarisht, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë në vend thonë se mospërkrahja e liderëve perëndimorë ndaj Thaçit u pa edhe në ceremonies glamuroze të inaugurimit të tij.

Në rreth një vit e gjysmë, sa ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka arritur t’ia sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete: Antigua e Barbuda, si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së)./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.