Tri dëshirat e Arsenalit
Arsenal po kërkon që të përforcohet gjatë verës së ardhshme pas edhe një tjetër sezoni të dështuar.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron të përforcojë tre repartet, mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin për edicionin e ardhshëm.
Ai kërkon më shumë nga skuadra e tij pas edhe një tjetër edicioni të dështuar në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.
Daily Mirror shkruan se, mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas i cili po ashtu po kërkohet edhe nga Chelsea dhe Everton.
Në mesfushë e dëshiron shqiptarin Granit Xhaka, i cili do t’i kushtojë Arsenalit të paktën 40 milionë euro, ndërsa në sulm Alvaro Moratan. /Express


