Fundamenti

Ç`ka po ndodhë me klubet gjilanase?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Nexhmedin Bunjaku – Se dy klubet e futbollit nga Gjilani, pra KF “Drita” dhe KF “Gjilani” kanë marrë tatëpjetën, kjo po shihet nga ndeshja në ndeshje. Të gjithë po e shohim dhe po ndiejmë dhembje, por edhe ditë e më shumë po shtohen zëra që po e kërkojnë shkaktarin e këtyre mos sukseseve të të dy klubeve.

Thonë se faji është jetim, dhe i pa dukshëm, por tek këto dy klube po shihet kjarte dhe dukshëm se kush është apo janë shkaktaret e pasojave shumë të dhimbshme për tifozerine dhe opinionin futbolledashes.

Dy klube me renome si këto, meritojnë më shumë respekt së pari nga vetë kryesia, shtabi teknik dhe vetë futbollistet, sepse një respekt të madh këto klube e kanë nga qytetarët e Anamoraves dhe opinioni futbolledashes.

Eco Higjiena

Krerët e klubeve duhet të vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë më ndryshe për këto klube, duhet të dinë se këto klube nuk janë pronë private e tyre, duhet të dinë se sa e sa gjenerata të mëhershme kanë shtrydhur fanellën dhe kanë sakrifikuar shumë për këto klube, duhet të dinë se kanë përgjegjësi të madhe para opinionit për degradimet e këtyre klubeve.

Kryesi të të dy klubeve; çdo sukses i klubit tuaj është edhe sukses i juaji dhe do jeni meritor, të lavdëruar dhe respektuar, dhe vetëm me suksese arsyetohet puna dhe kontributi juaj, kurse në të kundërtën, pra për mos sukseset, ju do e keni përgjegjësinë, do jeni fajtor kyç, dhe nuk do keni përkrahjen e qytetarëve, por edhe opinionit të gjerë futbolledashes, por do e keni përgjegjësinë edhe para shumë gjeneratave të mëhershme që dinjitetshëm bartën fanellat e këtyre klubeve.

Apeloj tek të dy kryesitë e klubeve që të vetëdijesohen dhe të bashkojnë forcat, dhe të parandalojnë të këqijat që po u bëhen këtyre dy klubeve të zemrës, por edhe po shkaktojnë dhembje tek tifozeria më e flakët dhe më e organizuar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë./rajonipress/