Eko Higjiena

Musliu takon përfaqësuesit e OSCE/ODIHR

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bujanoc – Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Kryetari Jonuz Musliu priti në një takim përfaqësuesit e OSCE/ODIHR Emil Varandi, Ben Jones dhe Andrijana Kariq.

Gjatë takimit kryetari Musliu i njoftoi me gjendjen e tanishme në Luginën e Preshevës si dhe me respektimin e drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësish me nivelin e realizimit të obligimeve nga shteti.

FIDANISHTJA

Gjithashtu në këtë takim Musliu theksoi pakënaqësitë me gjendjen që është në organet e rendit dhe gjykatave si dhe me procesin e pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve. Ndërkaq ngriti vërejtje ndaj Komisionit zgjedhor qendror në raport me Komisionin zgjedhor lokal duke potencuar pozicionin e tij të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare për shkak të teksteve mësimore.

Vlen të theksohet OSCE/ODIHR do të ketë 6 grupe që do të monitorojnë zgjedhjet që do të mbahen me 24 Prill./rajonipress/