FIDANISHTJA

Certifikohet lista e Partisë Republikane, me numrin rendor 10

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Zgjedhor Komunal i Bujanocit, ka certifikuar Listën e Partisë Republikane, me numrin rendor 10. Ky subjekt i ri politik do të garoj në zgjedhjet lokale, të 24 prillit 2016, i pavarur, duke i ofruar elektoratit një model ndryshe të qeverisjes.

Siç mësuam nga Avdil Ramadani, kryetar i Partisë Republikane për komunitetin shqiptar në Serbi dhe nënkryetar i këtij subjekti në nivel shteti: “Partia Republikane, për herë të parë, në historinë e kësaj komune, më 24 prill. Në mesazhin e z. Ramadanit, Apelon tek elektorati shqiptar, që t’na mbështes në garën zgjedhore, ashtu siç na ka përkrahur me grumbullimin e nënshkrimeve, ngase vota e tyre është Çelësi i ndryshimeve në qeverisjen lokale.

Fundamenti

Sa i përket Listës së deputetëve të kësaj partie, z. Ramadani shtoi, “Partia Republikane për zgjedhjet Parlamentare, ka qëndrim që mos të ketë kandidat për deputet nga radhët e këtij subjekti, me arsyetimin se pas zgjedhjeve përfaqësuesit shqiptarë, do të integrohen në Qeveri, në njërën nga ministritë përkatëse, duke përmbushur, kështu misionin e integrimit të shqiptarëve të Luginës, jo vetëm në organet lokale, por edhe ato qendrore”, njofton Qendra për Informim e PR-së. /rajonipress/