Hidromorava

Rrobaqepësi i Panamasë dhe vagonat e kohës që jetojmë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Më trishton sallamadia e përshkrimeve të këtyre apo atyre autorëve shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe sidomos ata që janë larg tij dhe me këtë edhe kapen me gjuhë të mëdha të botës.

5 Prill

E kam të zorshme ta kuptoj këtë punën e Panama Papers.

Nuk kam si të mos mendoj në dy gjëra:

Së pari në filmin e mrekullueshëm “Rrobaqepësi nga Panamaja” /The Tailor of Panama- me Pierce Bosnan Geoffrey Rush/.

Së dyti: nga mendja nuk më shqitet as mendimi Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-Shefi i SHIK-ut, në njërën prej vizitave të tij të para ia kishte mësyer Panamasë. Emra Kosove nuk shihen tash për tash në këto lista. Mund të jetë që është veç një rastësi e qëndrimit të tij në Panama.

Apo kjo mungesë e shqiptarëve në Panama Papers flet edhe për një mos ecje me kohën… S’ka rëndësi.

Ashtu siç nuk do të ketë rëndësi kjo temë për botën e jetërat tona as pas ca javësh.

Jeta vazhdon. Të pasurit dhe me këtë edhe ata që ndikojnë në jetën tonë, paqen e luftën, mirëqenien e varfërinë, kanë qenë, janë dhe do jenë: të paprekshmit.

FIDANISHTJA

Krejt puna është veç si të tregohet, dhe me këtë edhe dëshmohet: tirania e tyre në epokën që jetojmë.

4 Prill

Më vijnë dhe nuk më çudisin dy apo tre reagime për Saras-in. E kam zor të përgjigjem. Sepse e them aty: tema e mirë. Mund të shtoj: tema aq aktuale edhe në krejt botën. Edhe editoriali e arsyetimi i botueses është i duhur.

Por jam, vazhdoj të jem, i trishtuar dhe shokuar me përmbajtjen e teksteve në të. Autorëve të ftuar. Më mungon çdo gjë në ato tekste: nga përulja dhe për këtë, për të folur me plakun nga Mississippi, përmasat e dështimit (vetenak) në përshkrimin e punës… në hartimin dhe mëpas botimin e veprave dhe veprës.

Më trishton sallamadia e përshkrimeve të këtyre apo atyre autorëve shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe sidomos ata që janë larg tij dhe me këtë edhe kapen me gjuhë të mëdha të botës.

Dhe para së gjithash më mungon aktualiteti. Tema që kanë të bëjnë me temën…. Kafkën dhe autobiografinë. Apo Pessoa-n dhe shumë Pessoa-t prandaj edhe shumë autobiografitë… Pa folur për këta më të fundit: Houellebecq , Bolaño -n, David Foster Wallace apo edhe absolutisht të çmendurin, norvegjezin Knousgard…

Për shqiptarët s’dua të hyj fare. Shqiptarët shyqyr që kishin dhe kanë këtë Kadare. Tjerat janë etj. etj.

Sepse, dhe s’kam si të mos e them edhe këtë, s’ka pse të jetë letërsia më mirë se krejt shqiptarët. E krejt shqiptarët vazhdojnë të jenë prapa. Në vagonat e fundit të kohës që jetojnë./ Marrë nga Ditari i Beqë Cufajt në cufaj.com