Tronditet Shqipëria, Salihi e humb Evropianin
Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare. Hamdi Salihi ka pësuar lëndim dhe do të operohet në gju, shkruan Superliga Shqiptare, përcjell Zëri.
Prandaj, gjithnjë sipas këtij grupi shqiptar të Facebookut, sulmuesit shkodran i nevojitet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar dhe do t’i humb tetë javët e mbetura të kampionatit shqiptar, duke u kthyer për korçarët vetëm për ndeshjet e garave evropiane, raporton Zëri.
Kjo nënkupton se veterani i sulmit do të mbetet jashtë Evropianit të Francës, pasi në atë periudhë do të jetë në fazën e rikuperimit. /Zëri/


