Keq e më keq për Januzajn
Adnan Januzaj nuk është përfshirë as në ekipin U21 të Manchester United për ndeshjen ndaj Chelseas
E ardhmja e Adnan Januzajt është gjithnjë e më larg Manchester Unitedit.
Reprezentuesi belg nuk ishte pjesë e skuadrës së parë në ndeshjen kampionale ndaj Evertonit.
Mirëpo, ai nuk ndodhet as në ekipin U21 të Manchester United për ndeshjen ndaj Chelseas sonte.
Pas huazimit të dështuar te Dortmund, Januzaj nuk ka arritur që ta bindë as Louis van Gaalin, që prej kur u rikthye në janar.

