Abazi: Gjilani i superdeponive të egra, fal qeverisjes Ad Hoc
Gjilan – Ftojmë kryetarin e komunës me shokë që të lerë politiken nacionale e ndërkombëtare, por tu përvishet detyrave të tij, sepse jemi në pjesën e fundit të mandatit të tij që do të mbahet në mend si mandati i një kryetari me fjalë të mëdha e vepra të vogla shprehet Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së.
Njihej si qyteti më i pastër në Kosove prej disa vitesh por sot, ky emër ka ndërruar në tërësi, në qytetin e deponive të egra. “Prona të tera private e publike janë shndërruar në vend hedhjen e mbeturinave ani pse ne kemi edhe qendrën rajonale për mbeturina, krejt kjo situate është rezultat i një qeverisje pa plan, pa inspeksion dhe pa vullnetin e qeverisjes aktuale për të ruajtur ambientin dhe pronat e njerëzve të pafajshëm” thotë Sahit Abazi.
Abazi thotë se Lumi që kalon në dy Livoqat, Velekinca e plot vendbanime tjera, por edhe prona tjera janë shndërruar në pjesë të errëta të këtij qyteti. “Ftojmë kryetarin e komunës me shokë që të lerë politiken nacionale e ndërkombëtare, por tu përvishet detyrave të tij, sepse jemi në pjesën e fundit të mandatit të tij që do të mbahet në mend si mandati i një kryetari me fjalë të mëdha e vepra të vogla” shprehet Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së./rajonipress/.


