Tefik Bajrami fiton meçin më të shpejtë në karrierë
Tefik Bajrami ka mposhtur boksierin gjeorgjian Grigol Abuladze.
Boksieri Tefik Bajrami ose uragani shqiptar mbetet edhe me tej kampion evropian, duke fituar me nokaut në raundin e parë kundër gjeorgjianit Grigol Abuladze
Uragani shqiptar që u shpall kampion i Evropës në boksin profesionist me 3 tetor në Podujevë, me 2 prill e mbrojti për here të parë titullin e verzionit WBU.
Bajrami e feston fitoren e pare më të shpejtë në karrierën e boksit, pasi e nokautoj kundërshtarin që në minutën e dytë.
Radha tjetër synohet titulli i botes në kategorinë deri në 91 kg. /Express


