Zyrtare: Dënohet Besart Berisha
Berisha nuk ka shpëtuar pa u dënuar nga Federata e Futbollit të Australisë.
Sulmuesi kosovar nga Prishtina, Besart Berisha, u ndëshkua me karton të kuq në takim ndaj Wellington Phoenix pas një gjesti jo sportiv që bëri.
Berisha goditi kundërshtarin me këmbë dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Federata e Futbollit të Australisë ka shikuar në hollësi xhirimet dhe ka vendosur që ta dënojë shqiptarin me dy ndeshje mos lojë në elitën e futbollit australian.


