ARKATANA

Haradinaj: Amerikanët nuk kanë problem me taksën, por duan vazhdimin e dialogut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se amerikanët nuk kanë problem me taksën, por kërkojnë vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Megjithatë, ai ka thënë se heqja e taksës duhet të vijë me përmbylljen e procesit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ata nuk kanë problem me taksën, por kërkojnë vazhdimin e dialogut. Mendoj se duhet të kemi tavolinë një herë, pra takime. Aty me siguri kanë me u hapë krejt temat”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Mobi Casa

Haradinaj ka thënë se nëse do të jetë kryeministër i Kosovës edhe për një mandat, atëherë ai do të kërkoj një dialog paraprak që të bëhet një marrëveshje që taksa suspendohet kur të afrohet përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në atë rast Kosova, nëqoftëse zgjedhem, do të kërkoj një kornizë për njohje. Që koha e suspendimit së taksës të vjen me konferencën finale për njohje. Nuk jam i gatshëm që ta heqë taksën pa asgjë, dhe të kthehemi në dialog pa asgjë. Unë jam pro dialogut pa kushte, pa e heqë taksën, me u kthy dy palët. Duhet një ngjarje finale. Çdo proces duhet të rezultojë me një ngjarje finale”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se këto deklarata i ka theksuar edhe para të dërguarit amerikan për dialogun, Mattheë Palmer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.