Fundamenti

Musliu: Nëse Vuçiqi shkeli Mitrovicën 5 herë, Thaçi dhe Mustafa duhet të vizitojnë Preshevën bile njëherë…

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Preshevë – Mediat në Ballkan sikur ato shqiptare edhe ato serbe duke folur për vizitën e fundit të Aleksander Vuçiqit në Kosovë kanë shkruar se është i vetmi kryeministri serb që ka vizituar Kosovën më shumë se sa secili paraardhës i tij.

Sipas agjencisë se lajmeve “Presheva jonë” Vuçiq Kosovën e ka vizituar deri tash pesë here qofte për “bozic” për “betejën e Kosovës” apo për pikë të qejfit, sikur sot për të luajtur shah dhe për të pohuar se “Kosova është pjesë apo zemër e Serbisë” me të cilat fraza Vuçiq duket se me shume benë fushatë (pazar zgjedhjeve në Serbi, më 24 prill) se sa patriot, ndryshe serbet nuk do t ja kishin hedhur bombën, para këmbëve…

Vuçiqi larg 500 km kalon për ta vizituar Veriun e Kosovës, kurse ata tanët, Thaçi-Mustafa 5 pëllëmbe afër Luginën, nuk vizitojnë Preshevën ?!

Liderët e Luginës së Preshevës pa dashur të komentojnë vizitën e kryeministrit të Serbisë Veriun e Kosovës, duket se më të zhgënjyer janë me heshtjen, bastenimi e kreut të qeverisë kosovare që deri tash as Hashim Thaçi e as Isa Mustafa apo presidentja e Kosovës kurrë nuk kanë vizituar Preshevën ?!

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (PDP), Jonuz Musliu, njeherit kryetari KKSH-së megjithatë ka komentuar vizitën e të parit e qeverisë serbe në Mitrovicë.

Fundamenti

“Nëse Vucic paska shkelur Mitrovicën 5 herë, pirola i qoftë. Ne nga Presheva s`mund ta pengojmë as të ndryshojmë agjendat e vizitave të kryeministrit serb në Kosovë i cili e ka bërë Veriun e Kosovës si bahqe të babës. Ne, nga Hashim Thaçi dhe isa Mustafa nuk po kërkojmë të na vizojë në muajt në Preshevë, por së paku sa për ta justifikuar deklaratat e tyre se “ne jemi gardian të shqiptarëve në Ballkan” ?!

Sipas Musliut “është e pa kuptueshme kur Vucici larg 500 km kalon për ta vizituar Veriun e Kosovës, kurse ata tanët, Thaçi-Mustafa 5 pëllëmbe afër Luginën, nuk vizitojnë Preshevën ?! ”

Nëse vëllezërit tanë nga qeveria e Kosovës nuk mund të na vizitojnë jo ndoshta pesë here, po bile njëherë, jo, jo vlla t’mos e quajnë me Luginën, Kosovë Lindore!..” është ky mesazhi i liderit nga lideri i Luginës së Preshevës Jonuz Musliut, kryetari KKSh-së, njeherit ish-drejtor i SHP të UÇPMB-së.

Do përkujtuar se Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (PDP), Jonuz Musliu, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 24 prill dhe do të kërkojnë votuesve të tyre që të mos votojnë për ndonjë listë.