ARKATANA

Zgjedhjet e 6 tetorit, më të paparashikueshmet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse kanë mbetur më pak se 15 ditë nga zgjedhjet e reja, rezultati i tyre po pritet të jetë i befasishëm e madje formimi i qeverisë po konsiderohet i paparashikueshëm.

Ndonëse që nga paslufta janë mbajtur gjashtë palë zgjedhjesh, këto të fundit, që do të mbahen më 6 tetor, po konsiderohen të jenë më të paparashikueshmet.

Se kush do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme pritet të jetë befasi, për shkak të rezultatit të ngushtë që partitë politike patën në mes vete në zgjedhjet e kaluara, por edhe për arsye se në këto zgjedhje tri nga subjektet më të mëdha politike kanë garuar të vetme.

United Hospital

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se është herët të konkludohet se kush mund ta formojë qeverinë, por ata theksojnë se nuk duhet të jenë të habitshme kombinatorikat e ndryshme të partive në këto zgjedhje, të cilat siç thonë ata, varen nga interesat personale e partiake për pushtet, shkruan sot “Zëri”.

Analistët nënvizojnë se mundësi më të vogla për të improvizuar do të jepte koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e LVV-së, i cili ende nuk është provuar nga qytetarët, ndonëse nuk e përjashtojnë asnjë mundësi të jetë i njëjtë me qeverisjet e kaluara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.