UBT

Bujanoc: Republikanët dorëzuan Listën në Komisionin Zgjedhor Komunal

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Partia Republikane, sot, në Komisionin Zgjedhor Komunal, ka dorëzuar Listën e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë të Bujanocit.

Kryetari i republikanëve të komunitetit shqiptar, z.Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti multinacional në Serbi e Vojvodinë, falënderoi mbështetësit e Listës së kandidatëve për këshilltarë, duke u zotuar se ky subjekt do të jetë një zë i fuqishëm i elektoratit për të sjellë ndryshime në qeverisjen lokale.

Fundamenti

“Zgjedhjet lokale dhe parlamentare, janë të rëndësishme për qytetarët tanë, të cilët duhet me votën e tyre, të zgjedhin më të mirët, ata të cilët në mandatin katërvjeçar, të angazhohen për një Kuvend stabil, efikas dhe të përgjegjshëm, për ngritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të saj”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Republikane për Bujanoc, gjatë dorëzimit të Listës zgjedhore në Komisionin Zgjedhor Komunal të Bujanocit./rajonipress/