ARKATANA

Institucionet komunale të Vitisë e shpallin muajin prill, muaj të ambientit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ka filluar sot në Viti, aksioni për pastrimin e ambientit, organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, në mbështetje të Institucioneve komunale, ushtarëve të KFOR-it amerikan, policisë së Kosovës, drejtorive tjera komunale, kompanisë “Eco – Higjiena”, shkollat e mesme etj.

Aksioni me moton “Ta pastrojmë ambientin” do të zhvillohet për gjatë muajit prill, në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Tokës që do të jetë më 22 prill, kur edhe do të përfundoj ky aksion.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se aksioni që po nis sot, është i përbashkët dhe është organizuar që në mënyrë simbolike të na gjejë të gjithëve së bashku, ku për gjatë këtij muaji do të realizohen një varg aksionesh në gjithë territorin e komunës së Vitisë. “Ashtu siç kemi filluar në 2014-në duke i shpallë luftë deponive të egra, ne do të vazhdojmë edhe më tutje që këso deponi të mos ekzistojnë, që nga Ramjani, Stubëll e Letnicë, duke përfshirë pjesën e fshatit Skifteraj, Zhitisë e lokaliteteve tjera. Ne konsiderojmë se sektori i kontrollit dhe mbrojtjes po forcohet, posaçërisht ai i ambientit duke marrë masa për ata që hedhin mbeturina pa vend dhe në këtë mënyrë do të kemi një ambient të pastër dhe të shëndetshëm në komunën tonë”, tha kryetari Haliti.

Ai mes tjerash ka falënderuar gjithë mekanizmat që kanë mbështet aksionin e pastrimit për gjatë këtyre ditëve.

Fundamenti

Më pas duke marrë pjesë në aksion, kryetari Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, disa këshilltar komunal, përfaqësues të KFOR-it dhe shoqërinë civile, kanë përshkuar parkun e qytetit, për të vazhduar rreth Lumit Morava, duke mbledhur mbeturina.

Ndërsa Alban Sokoli zyrtar në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe mbrojtje të Mjedisit, ka thënë se aksioni fillon sot më 1 prill dhe përfundon më 22 prill kur është Dita e Tokës.” Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen një varg aktivitetesh të ndryshme për pastrim, që do të përfshijë gjithë territorin e komunës së Vitisë.

Përpos drejtorive komunale, janë të përfshira edhe këshillat e fshatrave, FSK, kompania e pastrimit “Eco Higjiena”, etj”, tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.