Karaqeva bëhet me pikën raportuese të policisë
Kamenicë – Komuna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, KFOR -in amerikan kanë përuruar Pikën Raportuese të Policisë në Karaqevë të Poshtme dhe të Epërme.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë Begzad Sinani i shoqëruar edhe nga Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë.
Sinani ka thënë se kjo kërkesë ishte e kahershme nga banorët e Karaqevës së Poshtme dhe Karaqevës së Epërme. “Me hapjen e kësaj pike besoj që banoret e brezit kufitar do të jenë më të sigurtë” ka thënë Sinani.
Edhe Elmina Mahmuti e ka vlerësuar hap shumë domethënës për policinë e Kosovës e cila gjithmonë është në shërbim të popullatës e në veçanti në shërbim të banorëve të brezit kufitar./rajonipress/


