FIDANISHTJA

Agushi: PDK u dënua nga qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Isa Agushi nga LDK-ja duke folur për raportin financiar tha se PDK është dënuar nga qytetarët e Gjilanit sepse nuk ka punuar. Edhe ne mund të dënohemi nëse nuk punojmë, por Raporti financiar është shumë i mirë sepse 94% të buxhetit është realizuar dhe kjo tregon se është punuar.”Nëse dikush po thirret në parregullsi e keqëmenaxhim atëherë rastet duhet të deponohen në Prokurori. Unë jam me opozitën nëse ata denoncojnë me argumente dhe do i përkrah ata. Nëse dikush ka një argument që një zyrtar e ka keqpërdorur buxhetin do vijë me juve në prokurori, por këtu nuk ka fakte, s`ka argumente” tha Agushi.

Agushi tha se investimet kapitale janë premtuese dhe do të ketë lam të madhe të punës dhe të investimeve këtë vit. “Po dëgjojë që vetëm akuza të pabaza po plasohen këtu dhe kjo nuk është mirë të fryhet e të shtrembërohet. Ne po punojmë dhe jemi ende herët dhe jemi ende në pushtet” tha Agushi.

ARKATANA

Edhe, Selami Xhemajli nga AAK tha se raporti financiar është i detajuar dhe në mënyrë profesionale i përgatitur.

Kurse Riad Rashiti tha se kemi keqëmenaxhim financiar sepse i kanë mbetur para kesh komunës. “Dieta buxhetore e Lutës përfundon në luksin e tij nëpër hotele. Nuk jemi kundër shpenzimeve të kryetarit, por shqetësuese është mënyra dhe forma që kryetari po mundohet ta mashtrojë qytetarin e Gjilanit. Nuk ka nevojë të mohojë asgjë kryetari sepse raporti ka shumë të meta” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.