Surdulli i del në krah Selver Lenjanit
Gjilan – Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli thotë se Selver Lenjani ka të drejtë të dorëzojë kërkesa dhe të kërkojë investime nga komuna sepse buxheti nuk është i Begzad Sinanit. Nuk e di kah po e harxhon atë buxhet të komunës. Komuna është e të gjithëve e aq më keq që Sinani e urren Karaqeven si brez kufitar në vend që me pasur përkujdesje më të madhe thotë Surdulli.
Selver Lenjani në emër të Këshillit Lokal ka dërguar një kërkesë tek Kryetari Begzad Sinani i cili në vend se ta pres me mirësjellje ka bërë sjellje të pahijshme dhe kjo e ka revoltuar Shaip Surdullin ish kryetar i komunës së Kamenicës.
Surdulli tha se Selver Lenjani këto kërkesa i ka bërë në emër të fshatit Karaqevë dhe ka të drejtë plotësisht. “Që prej se ka filluar ky mandat nuk funksionon ujësjellësi i fshatit, kanalizimi, ndriçimi publik etj. Dëgjova se Sinani ka folur fjalë të këqija për Karaqevën. Nuk e di kah po e harxhon atë buxhet të komunës. Komuna është e të gjithëve e aq më keq që Sinani e urren Karaqeven si brez kufitar në vend që me pasur përkujdesje më të madhe” thotë Surdulli./rajonipress/


