United Hospital

Forcojeni imunitetin dhe mashtrojeni gripin!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Substancat mjekuese bimore,bakteret që e nxisin tretjen dhe preparatet vitaminoze e çojnë përpara shëndetin tonë dhe paraqesin një preventivë të mirë kundër gripit .

PROBIOTIKËT

Sistemi imunitar është më i fortë nëse në zorrët tona ka më shumë baktere të dobishme, respektivisht probiotikë. Bëhet fjalë për mikroorganizmat që sekretojnë thartirë të qumështit, duke penguar shkaktarët e dëmshëm të sëmundjeve që të depërtojnë në organizmin tonë. Probiotikët që gjenden në disa produkte të qumështit bëjnë pjesë në këtë grup të baktereve të dobishme.

XHENXHEFILI

E freskët, apo në formë të preparatit, kjo rrënjë me prejardhje nga Azia është dëshmuar të jetë e dobishme te problemet me tretje, te fryrja e barkut, marramendja, vjellja. Vajrat eterike të xhenxhefilit ndihmojnë tretjen dhe këmbimin e materieve. Në përqendrim të lartë, xhenxhefili mund ta rritë shtypjen e gjakut, prandaj nuk duhet tepruar me të.

KANTARIONI

Kjo bimë, vaji i së cilës tradicionalisht përdoret për trajtimin e djegieve dhe irritimit të lëkurës, është një substancë qetësuese natyrore, e cila ndihmon edhe te ndryshimet e papritura të disponimit. Është parë se kantarioni është efikas te depresioni i lehtë. Në Perëndim, preparatet e kantarionit shiten vetëm me recetë.

ARKATANA

SOJA

Duke qenë se gratë aziatike hanë shumë sojë, është vërejtur se ato vuajnë më pak nga ndryshimet e klimakteriumit. Mendohet se ky është rezultat i veprimit të fitoestrogjeneve që gjenden në këtë bishtajë. Këto substanca konsumohen nga vegjëlia në disa zona të botës, ku as rezultatet nuk mungojnë. Sojën është më mirë ta përdorim në formë të tofusë, apo në formë të specialiteteve të ndryshme tradicionale aziatike.

ANTIOKSIDUESIT

Vitaminat A, C dhe D konsiderohen shkatërruese të radikaleve të lira, duke mbrojtur kështu qelizat nga plakja dhe nga paraqitja e kancerit. Por, nëse e teprojmë me marrjen e këtyre vitaminave, atëherë efekti është i kundërt. Antioksiduesit janë të dobishëm vetëm nëse merren me anë të pemëve apo perimeve, e jo si tableta.

ALOE VERA

Pomadat apo xhelatinat e bëra nga kjo bimë tropikale përdoren me sukses për kujdes ndaj lëkurës dhe për shërimin më të shpejtë të plagëve. Duhet ditur se preparatet e aloe verës janë të dobishëm edhe për shkak të përmbajtjes së sasive të mëdha të ujit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.