Uji Dea

Nuk e kishim ditur më parë/ Arsyet se përse duhet të konsumojmë kos në mëngjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosi është një nga ushqimet më të konsumuara nga shqiptarët. Ai mund të përdoret në forma të ndryshme dhe i kombinuar me produkte të shumta. Kosi mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme.

 

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalcium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

 

Kosi është gjithashtu i rekomandueshëm për fëmijët, ku sipas një studimi të fundit fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Por mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.

Forcon kockat. Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Eco Higjiena

Largon bakteret. Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarrea, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Përmirëson tretjen. Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Mbron imunitetin. Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Infeksionet. Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.