ARKATANA

Ambasadori britanik O’Connelli në Viti për të përkujtuar gazetarin Kerim Lewton

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në përvjetorin e 15 të vrasjes së gazetarit Kerim Lewton, sot në Viti ka qëndruar ambasadori britanik Ruairi O’Connelli, i cili së bashku me kryetarin e komunës së Vitisë, vendosën kurora lulesh tek memoriali i gazetarit të ndjerë britanik.

Me këtë rast, kryetari Sokol Haliti, ka theksuar se dita e sotme kur kujtohet vrasja e gazetarit Kerim Lewton, është një ditë përmes së cilës gazetarët duhet të reflektojnë se sa ka vlerë liria e shtypit në botë, kurse për ne përfaqësuesit e institucioneve, do të shërbej si një moment që na obligon të punojmë drejt dhe pa dallim, duke respektuar gjithmonë lirinë e shtypit. “Ju ftoj që bashkërisht të punojmë drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike ku çmohen të gjitha vlerat”, ka thënë Haliti.

Kurse ambasadori O’Connelli , duke falënderuar të pranishmit, ka thënë se është më se e nevojshme për të krijuar një shoqëri me kulturë dhe vlerat që mbrojnë gazetarët. “Është një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë, të kemi media të lira. “Është shembulli i Kerim Lewtonit që tregon ballafaqimin e gazetarëve me kërcënime e rreziqe të ndryshme. Gjithmonë duhet ditur se çmimi për lirinë e shtypit është I madh dhe në këtë drejtim kërkohet një përkushtim më i madh Institucional për të ruajtur gazetarët”, ka thënë ambasadori britanik.

Eco Higjiena

Në vizitën që u bë pranë memorialit të gazetarit Kerim Lewton në Viti, ishin edhe familjarët e gazetarit të ndjerë.

Ndryshe, Kerim Lewton, ishte vrarë në fshatin kufitar Pustenik më 29 mars 2001, gjatë raportimit nga zona e luftës në Maqedoni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.