UBT

Halil Ajvazi, doktoranti i parë i Oftalmologjisë në Anamoravë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Halil Ajvazi këtë fundjavë ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në Tiranë në fushën e oftalmologjisë, duke u bërë kështu edhe doktoranti i parë për këtë regjion. Ajvazi temën e ka mbrojtur para një komisioni miks të udhëhequr nga Pajtim Lutaj dhe anëtarët Vilma Mema, Gëzim Boqari, Ali Tonuzi, Ilhami Goranci dhe Argjend Tafaj. Komisioni e ka vlerësuar lart temën e disertacionit “Glaukoma neovaskulare” derisa Ilhami Goranci ka thënë se është krenari për ne që Halil Ajvazi ta mbrojë këtë temë të kompletuar me kriteret dhe standardet shkencore e cila do u shërbej edhe gjeneratave të reja.

Regjioni i Anamoravës nga kjo fundjavë është bërë me doktorantin e parë të Oftalmologjisë. Halil Ajvazi pasi ka përcjellur, mbrojtur, e botuar shumë punime studimore e shkencore me karakter vendor e ndërkombëtar, ka arritur me sukses të mbrojë temën e disertacionit me titull “Glaukoma neovaskulare” në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Publik të Tiranës.

Nën udhëheqjen shkencore të mjeshtrit të madh të shkencës Pajtim Lutaj dhe para anëtarëve miks: Vilma Mema, Gëzim Boqari, Ali Tonuzi, Ilhami Goranci dhe Argjend Tafa, Ajvazi me sukses ka arritur të fitojë titullin e doktorit të shkencës në këtë fushë.

Komisioni profesional e ka vlerësuar lart temën e Ajvazit, derisa Ilhami Goranci ka thënë se për oftalmologët shqiptarë është një nder që tani në vitrinat e tyre ta kenë këtë disertacion doktorature i punuar, pasuruar dhe mbrojtur me kriteret e standardet shkencore, më të avancuara e cila do ju hyjë në punë edhe gjeneratave të reja.

ARKATANA

Vet Halil Ajvazi tha për rajonipress se është ndarë i kënaqur edhe me punën e tij disa vjeçare, pasiqë nuk ka qenë e lehtë të publikosh e afirmosh me dhjetëra punime shkencore. “Tema është pritur jashtëzakonisht mirë, publiku ka qenë i shumtë, ndoshta ka pasur më së shumti në historinë e Oftalmologjisë në Shqipëri”.

Ajvazi tha se gjatë kësaj periudhe sa e ka pasuruar temën ka botuar mbi 20 punime shkencore të publikuara në revistat prestigjioze ndërkombëtare me impakt edhe index faktor në Medline dhe PubMed në USA National Library. Për një kohë të gjatë është shkolluar e avancuar në institucionet kombëtare në Tiranë, në Zagreb, Bukuresht, Beograd, por edhe në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Strasburgut – Institutin e Lui Pasterit.

Ndërkaq Ajvazi thotë se tema e tij dhe titulli që ka fituar do të shërbejë që ta avancojë punën profesionale në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku edhe punon aktualisht. “Besoj se puna profesionale do të avancohet në këtë spital dhe do të kujdesemi që të ofrojmë shërbime të avancuara mjekësore. Tani janë të gjitha parakushtet që shoqëria dhe institucionet të investojnë edhe më shumë në fushën e Oftalmologjisë” u shpreh Ajvazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.