ARKATANA

Vetitë ushqyese të lakrës së bardhë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin e mirë. Vitamina B ndihmon për të nxitur energjinë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant i fuqishëm.

Së fundmi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur shëndetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyrna të ngopura. Të gjitha këto vlera ushqyese gjenden me shumicë tek lakra e bardhë, të cilën mund ta përdorni për të përgatitur receta të ndryshme.

Lakra është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra dietale.

Mobi Casa

Edhe pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme, ekzistojnë disa lloje të caktuara lakrash. Tashmë në dispozicion kemi lakrën e gjelbër, të kuqe, lakrën kineze “pe tsai” ose “bok choi”. Studimet e fundit kanë treguar se lakra e kuqe përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit. Ndoshta mënyra më e mirë për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. Ky lëng është shumë i shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Nga 100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me mollë. Përveç mollës, lëngut të lakrës mund t’i shtoni një deri dy lugë mjaltë apo ta përzini me lëng karrote. Këshillohet të pini një gotë në ditë, në mëngjes ose midis vakteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.